Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreziku i mpiksjes së gjakut është shumë më i lartë nga COVID-19 sesa nga vaksinat

Jetë 29/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët kanë thënë se rreziku i mpiksjes së gjakut ose goditjes në tru nga vaksinat COVID është shumë herë më i ulët sesa nëse një individ të infektohet me Sars-CoV-2, para ose pas vaksinimit.

Më parë, shkencëtarët kishin gjetur një rrezik në rritje të trombocitopenisë, ose një numrit të ulët të trombociteve, tek individët e vaksinuar me AstraZeneca, shkruan Medical News Today.

Nëse numri i trombociteve të një individi është i ulët, gjaku i tyre nuk do të mpikset (trashet) mirë, gjë që mund të shkaktojë gjakderdhje të tepërt ose plagë që nuk shërohen siç duhet përcjell Gazeta Shneta.

Gjetjet e reja, të cilat shfaqen në revistën The BMJ, sugjerojnë se personat të vaksinuar me AstraZeneca ose Pfizer kanë një rrezik në rritje për të përjetuar disa ngjarje të lidhura me çrregullimet e gjakut ose enët e gjakut pas dozave të para, por vetëm brenda 28 ditëve në vijim. Krahasimisht, ky rrezik është shumë më i lartë dhe zgjat më shumë nëse një person ka kontraktuar virusin SARS-CoV-2.

Studimi analizoi mbi 29 milionë njerëz me vaksinim të pjesshëm kundër COVID-19 dhe gati 2 milionë individë që kishin sëmundjen.

Për çdo 10 milionë njerëz të vaksinuar me AstraZeneca, shkencëtarët zbuluan se ata me COVID-19 kanë pothuajse nëntë herë më shumë gjasa të përjetojnë trombocitopeni sesa ata që morën një dozë vaksine.

Rreziku i mpiksjes së gjakut në venat ishte gjithashtu 200 herë më i ulët se rreziku pas infeksionit SARS-CoV-2 në të njëjtin grup.

Ekipi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit – tha se ky studim ishte më i madhi i këtij lloji, duke theksuar dhe njëherazi përfitimin “thelbësor” të vaksinimit. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakDhimbja e kokës, një nga shenjat që gratë nuk duhet injoruar pas lindjes
Artikulli i rradhës Njerëzit me variantin Delta mund të transmetojnë virusin dy ditë para se të kenë simptoma

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.