Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Njerëzit që nuk shëndoshen kurrë, zbulojnë sekretin

Jetë 09/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse keni fituar shumë peshë këto kohët e fundit, është koha që të përqendroheni tek disa ushqime që do t’ju ndihmojnë të shpëtoni nga kilet e tepërta. Njerëzit që nuk shëndoshen kurrë sugjerojnë këto ushqime për të humbur kilogramët e tepërt:

Speca të kuq djegës

Një lajm i mirë për ata që preferojnë shqimet pikante: Ingredienti juaj i preferuar mund të përshpejtojë gjithashtu metabolizmin. Studimet kanë treguar se përfshirja e kapsaicinës (një përbërës që i bën specat e kuq djegës) në  dietën e lartë në yndyra parandalon shtimin në peshë. Ky përbërës ndihmon trupin të djegë yndyrat dhe t’i kthejë ato në energji.

Dardhë

Një dardhë në ditë mund të mbajë larg obezitetin. Këtë të paktën na sugjeron një studim i publikuar tek “Journal of Nutrition & Food Sciences”, i cili ka zbuluar se njerëzit që e konsumojnë rregullisht këtë frut kanë 35% më pak gjasa të jenë obezë, krahasuar me ata që nuk e konsumojnë fare – edhe nëse kryejnë njësoj stërvitje apo marrin të njëjtat kalori. Dardhat janë të pasura me fibër, lëndë ushqyese që ndihmojnë në rënien në peshë (kjo e vërtetuar nga studime të ndryshme).

Bajame

Bajamet janë ushqimi ideal që mund të konsumohen mes vakteve. Një studim i publikuar tek Revista Ndërkombëtare e Obezitetit, tregon se njerëzit që konsumuan bajame çdo ditë humbën 18% të peshës trupore në 16 muaj. Hulumtuesit shkencorë thonë se një përzierje e yndyrave të pangopura, proteinave dhe fibrave i mbajnë njerëzit të ngopur për një kohë të gjatë.

Çaj jeshil

Çaji jeshil ndihmon shëndetin në disa mënyra, duke parandaluar sëmundjet e zemrës, kancerin, diabetin e tipit 2 etj Tani mund të shtoni edhe rënien në peshë në listë: Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë çaj jeshil mund të humbasin 1.3 kg brenda 12 javësh edhe nëse nuk bëjnë asnjë ndryshim tjetër në dietë. Konsumuesit e ajit jeshil kanë gjithashtu indeks më të ulët të peshës trupore, bark më të sheshtë dhe më pak dhjamë në trup krahasuar me ata që nuk e konsumojnë këtë lloj çaji. Hulumtuesit shkencorë mendojnë se kafeina dhe një lloj tjetër antioksiduesi tek çaji jeshil ndihmojnë në djegien e kalorive dhe rrisin oksidimin e yndyrave për gati 24 orë pas konsumimit.

 Vezë

Nëse nuk i preferoni vezët, është koha të filloni të mësoheni me to. Një studim i publikuar tek Revista e Kolegjit Amerikan të Dietologjisë zbuloi se konsumimi i vezëve për mëngjes ruan ndjesinë e ngopjes gjatë pjesës tjetër të ditës, duke qenë se ato janë të pasura në proteina, lëndë ushqyese që treten më ngadalë në stomak krahasuar me karbohidratet.

Qumështi dhe djathi

E dimë çfarë po mendoni – është shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Megjithatë, një studim nga Revista Amerikane e Dietologjisë Klinike ka zbuluar se gratë që konsumojnë të paktën një racion me qumësht ose djathë çdo ditë ulin rrezikun e shtimit në peshë krahasuar me ato që nuk i konsumojnë fare. Shkencëtarët mendojnë se acidet yndyrore tek bulmeti mund të luajnë një rol në rregullimin e hormoneve, duke përshpejtuar metabolizmin./Shendeti.com.al

Artikulli paraprakParazitët intestinalë, shenjat dhe shkaqet
Artikulli i rradhës Menduan se kishte tumor në bark, por ajo që zbuluan mjekët ishte edhe më tragjike

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.