Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Parazitët intestinalë, shenjat dhe shkaqet

Femina 09/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizmin e njeriut mund ta parazitojnë shumë mikroorganizma, pra, të marrin përfitime prej tij.  Në klasifikimin që merr për bazë ndërtimin qelizor, parazitët i ndajnë në njëqelizorë dhe shumëqelizorë. Dy nga llojet kryesore të parazitëve intestinalë janë helmintet (krimbat e zorrëve) dhe protozoarët.

Helmintet janë parazitë shumëqelizorë me përmasa që shkojnë nga disa milimetra, deri në disa metra. Tek të rriturit ato nuk mund të shumëfishohen. Ndërsa protozoarët kanë vetëm një qelizë, që transmetohet zakonisht kur dikush bie në kontakt me feçet e infektuara (për shembull, nëpërmjet ushqimit ose ujit të kontaminuar).

Shenjat dhe simptomat

Parazitët mund të jetojnë në zorrë për vite me radhë pa shkaktuar simptoma. Nëse shkaktojnë, shfaqen këto simptoma:

  • Dhimbje abdominale
  • Diarre
  • Të përziera dhe të vjella
  • Gazra ose fryrje barku
  • Dizenteri
  • Dhimbje barku
  • Lodhje dhe dobësi
  • Acarim në pjesën e rektumit
  • Rënie në peshë
  • Shfaqje e parazitëve në jashtëqitje

Nga se shkaktohen?

Këto faktorë rrisin rrezikun e zhvillimit të parazitëve intestinalë:

  • Qëndrimi në një vend me kushte higjienike të papërshtatshme
  • Udhëtimi në vende të tjera
  • Higjiena e dobët (si për ushqimin ashtu edhe ujin)
  • Mosha – fëmijët dhe të moshuarit rrezikohen të infektohen më shpejtë
  • Sistemi i dobët imunitar
  • Virusi HIV AIDS

Diagnoza

Mjeku mund t’ju pyesë nëse keni udhëtuar jashtë shtetit së fundi ose keni rënë shumë në peshë. Nëse ai mendon se keni parazit intestinal, do të duhet të kryeni një ose disa nga analizat e mëposhtme:

Analiza e feces (jashtëqitjes) mund të zbulojë si helmintet (krimbat  zorrëve) ashtu edhe protozoarët. Para se të merrni ilaçe kundër diarresë ose antibiotikë, duhet të bëni fillimisht një analizë të jashtëqitjes.

Një tjetër mjet diagnostikimi është vëzhgimi mikroskopik i parazitit.

Doktori mund të përdor rrezet X me barium për të diagnostikuar probleme më të rënda të shkaktuara nga parazitët, edhe pse zakonisht këto teste nuk janë të nevojshme./Gazeta Shendeti/

Artikulli paraprakPërmes kësaj pajisje të re, të verbërit do t’iu rikthehet shikimi përsëri
Artikulli i rradhës Njerëzit që nuk shëndoshen kurrë, zbulojnë sekretin

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.