Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Implanti në tru i rikthen kontrollin një burri 28-vjeçar të paralizuar

Jetë 19/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vetëm pesë ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale, një burrë 28-vjeçar, i paralizuar prej tetë vitesh si pasojë e një dëmtimi të rëndë të palcës kurrizore, arriti të kontrollojë pajisje të ndryshme vetëm me mendje. Ai ishte në gjendje të drejtonte karrocën me rrota, të shfletonte internetin, të luante video-lojëra dhe të menaxhonte pajisje të shtëpisë inteligjente.

Ky sukses shënon një hap të rëndësishëm në kuadër të provës së parë klinike në Kinë të një ndërfaqeje tru-kompjuter (BCI) plotësisht të implantuar, pa tela dhe funksionale. Teknologjia BCI lidh sistemin nervor të njeriut me pajisje që interpretojnë aktivitetin e trurit, duke i lejuar përdoruesit të veprojnë – si përdorimi i kompjuterit apo lëvizja e një proteze – vetëm përmes mendimit, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

“Pacienti mund të kontrollojë pajisjet shtëpiake dhe madje edhe karrocën e tij me rrota,” deklaroi profesor Mao Ying, president i Spitalit Huashan në Universitetin Fudan.

Pajisja, e zhvilluar nga kompania Shanghai NeuroXess, përmban 64 elektroda jashtëzakonisht të holla, secila vetëm 1% e gjerësisë së një floku njerëzor, duke e bërë atë një nga implantet BCI më të vogla dhe më pak invazive në botë.

Elektrodat vendosen në tru, ndërsa bateria, antena dhe procesori implantohen nën lëkurë, pranë kraharorit. Pajisja karikohet në mënyrë wireless përmes një stacioni të jashtëm.

Ekspertët besojnë se kjo teknologji mund të ndryshojë jetën e miliona njerëzve me paralizë në mbarë botën, njësoj si përpjekjet e kompanisë Neuralink të Elon Musk, e cila po zhvillon prova të ngjashme me rezultate premtuese. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA mund të përhapet gripi i shpendëve te njerëzit? Shkencëtarët e testuan këtë hipotezë me një model
Artikulli i rradhës Trumpi nënshkruan pakte me 9 kompani farmaceutike për uljen e çmimit të barnave

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.