Gratë duhet të jenë të vetëdijshme që rreziku i tyre për kancer ovarian rritet me moshën.
Gjysma e të gjitha rasteve të hasura në gratë janë të moshës 63 vjeçe ose më shumë, sipas specialistëve në Qendrën e Kancerit ‘Fox Chase’ në Filadelfia shkruan MedicalxPress.
Sidoqoftë, qendra u kujton të gjitha grave që të jenë të vetëdijshëm për faktorët e tjerë të rrezikut për sëmundjen, si dhe shenjat e zakonshme të paralajmërimit të kancerit të vezores, siç janë:
Bllokim ose fryrje, dhimbje barku pjesën e poshtme, dhimbje shpine, probleme me ngrënien, humbje e pashpjegueshme e peshës, dhimbje gjatë marrdhënieve intime, ndryshime menstruale, kapsllëk, diarre, ose urinim i shpeshtë transmeton Gazeta Shneta.
“Ndërsa këto simptoma janë të zakonshme dhe mund të shkaktohen nga diçka tjetër përveç kancerit të vezores, unë këshilloj gratë t’i marrin seriozisht”, tha Dr. Christina Chu, onkologe gjinekologjike e ‘Fox Chase’.
“Një grua e di se çfarë është normale për trupin e saj. Nëse simptomat e saj nuk duken normale dhe zgjasin dy javë ose më gjatë, ajo duhet t’i sjellë ato në vëmendjen e mjekut të saj,” tha Dr. Chrisitina.
Kanceri i vezores përbën rreth 3 përqind të të gjithë kancereve në mesin e grave, por shkakton më shumë vdekje sesa çdo kancer tjetër që përfshin sistemin riprodhues të femrës, raporton ‘Shoqata Amerikane e Kancerit’.
Përveç moshës më të vjetër, qendra thotë se faktorët e rrezikut për kancerin e vezores përfshijnë:
-Një histori familjare e kancerit të vezoreve, gjirit ose zorrës së trashë;
-Mutacion i gjenit të trashëguar;
-Përdorimi i kontraceptivëve;
-Terapia hormonale;
Si dhe faktorë të tjerë të rrezikut janë: Obeziteti dhe kanceri i gjirit gjithashtu mund të rrisin shanset e një gruaje për zhvillimin e kancerit të vezores. /Gazeta Shneta/