Për herë të parë studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë studiuar efektet e jogës tek gratë shtatzëna, dhe zbuluan se mund të zvogëlojë rrezikun që ato të shfaqin ankth dhe depresion.
Stresi gjatë shtatëzënësisë ka qenë i lidhur me lindjen e parakohshme, peshën e ulët të lindjes dhe rritjen e problemeve zhvillimore dhe të sjelljes tek fëmija si vogëlush dhe adoleshentë, si dhe me problemet e mëvonshme të shëndetit mendor tek nëna shkruan MedicalxPress transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa prej kohësh supozohet nga profesionistë mjekësorë se joga mund të ndihmojë në uljen e niveleve të stresit tek nënat, ajo kurrë nuk ishte testuar në një mjedis hulumtimi deri më tani.
Profesori John Aplin, një mësues i jogës, tha: “Joga përfshin teknika të relaksimit dhe frymëmarrjes me qëndrime që mund të përshtaten për gratë shtatzëna”.
“Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se joga mund të zvogëlojë nevojën për lehtësimin e dhimbjes gjatë lindjes dhe mundësinë e lindjes nga seksioni cezarian” tha profesor John.
“Të paktën 1 në 10 gra përjetojnë probleme të shëndetit mendor gjatë shtatëzanisë, megjithatë hulumtimet e mëparshme kanë treguar se stigma është aq e madhe, ku shumë gra nuk marrin kurrë ndihmë për ndjenjat e tyre”.
Studimi tregon që gratë shtatzëna mund të jenë në gjendje të përdorin joga për të zvogëluar ndjenjat e stresit, ankthit dhe depresionit, e cila nga ana tjetër mund të ndihmojë në parandalimin e tyre në zhvillimin e depresionit pas lindjes.
Të themi tashmë se joga e shtatëzënësisë mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit fizik dhe forcës në vazhdim. /Gazeta Shneta/