Njihuni me “5-vjeçarin magnet”, kështu kanë shkruar mediat amerikane për djalin nga Kosova që mendohet të ketë fuqi mbinjerëzore magnetike.
Erman Delic nga Kosova zbuloi vetitë e tij magnetike, teksa po shihte televizor dhe vendosi një lugë në kraharor.
Tani Erman mund të fiksojë monedha, pirunj madje dhe telefona në trupin e tij.
Një doktor shpjegoi se Erman është plotësisht i shëndetshëm dhe nuk ka një shpjegim për aftësinë e tij.
“Mbase ka atë personalitetin magnetik!” – ka shpjeguar NY Post aftësitë e djalit nga Kosova.
Komentuesit kanë patur reagime të shumta, një pjesë e mirë e të cilëve mendonin se bëhej fjalë për ‘djersë të ngjitshme’, që fikson trupat metalikë pas trupit.