Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Njihuni me karrocat e mbuluara kundër ndotjes së ajrit

Jetë 23/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndotja e ambientit është gjithnjë e më shumë në rritje në qytetet me popullsi të madhe, por në përgjithësi mbetet një problem edhe për qytetet e vogla.

Efektet negative prekin këdo, të mëdhenj apo të vegjël qofshin, por këta të fundit janë më të ndjeshëm dhe mund të kenë probleme më të mëdha në organizëm. Duke qenë kështu, kohët e fundit janë marrë masat, duke nxjerrë në përdorim dhe karrocat e mbuluara.

Sipas një studimi britanik nga Universiteti i Surrey të publikuar në revistën “Environmental pollution”, prindërit duhet të bëjnë tepër kujdes sidomos gjatë orëve me trafik të rënduar.

Kujdes!

Studimi u krye në Guilford, një qytet anglez me rreth 70 mijë banorë dhe nga ekspertët u mat niveli  i smogut në zona të ndryshme të qytetit. Gjithashtu u llogarit me përafërsi edhe koha e ekspozimit ndaj substancave toksike që derivonin në ajër. Gjatë studimit u përdorën edhe karrocat e mbyllura për të parë shkallën e efekteve negative tek fëmija me ose pa to.

Me apo pa karroca të mbuluara?

Nga studimi u tregua se vendet me ndotje më të madhe ishin stacionet e autobusëve dhe semaforët në kryqëzimet e rrugëve. Sipas ekspertëve karrocat duhet të mbrohen edhe gjatë ditëve pa shi me mbulesat plastike kundër shiut (mos i përdorni gjatë verës). Kjo barrierë mekanike do të bënte të mundur që fëmija juaj të ekspozohej më pak ndaj ndotjeve të ambientit. Evitoni daljen gjatë orëve të mëngjesit kur trafiku është më i rënduar dhe ndotja më e madhe./pernenat/

Artikulli paraprakKishte vetëm dhimbje koke por pas dy ditësh vdiq, tani mjekët po i paralajmërojnë të gjithë të kenë kujdes me këto simptoma
Artikulli i rradhës Veshët tanë mund të tregojnë shumë për shëndetin tonë, këto 8 shenja nuk duhet të injorohen

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.