Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Veshët tanë mund të tregojnë shumë për shëndetin tonë, këto 8 shenja nuk duhet të injorohen

Jetë 23/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është një procedurë normale që të pastrojmë veshët tanë çdo ditë. Me anë të disa kunjave të zakonshme, edhe pse jo shumë të rekomanduara, ju mund ti pastroni veshë dhe përmes ngjyrës së pambukut mund të zbuloni shumë për shëndetin.

Ne po ju shpejgojmë disa prej tyre:

Ngjyra gri

Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Ngjyra gri tregon për pluhura që veshi mund të ketë thithur. Kjo varet edhe nga lloji i punës që bëni.

Ngjyra e kuqe

Në pjesën më të madhe ngjyra e kuqe tregon se e keni lënduar shumë veshin tuaj, aq sa keni nxjerrë gjak. Mund të keni infeksione, prandaj është e nevojshme të vizitoni sa më parë një mjek.

Ngjyra kafe

Tregon se organizmi juaj ka kaluar një periudhë shumë të stresuar. Duhet të kaloni disa ditë në qetësi dhe të ushqeheni mirë.

Ngjyra e zezë

Nëqoftëse ju ndodh vetëm një herë, atëherë nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Nëse përsëritet, atëherë duhet të vizitoni një mjek pasi mund të keni infeksion të daulles së veshit.

Ngjyra e bardhë

Mund të nënkuptojë se ka mungesë të vitaminave dhe mikroelementeve brenda trupit tuaj, veçanërisht hekur dhe bakër. Kjo është arsyeja pse rekomandohet të shtoni fasule në dietën tuaj.

Dyll me erë të pakëndshme

Nëse ka një erë të fortë të pakëndshme që vjen nga dylli juaj, kjo mund të nënkuptojë një infeksion brenda veshit tuaj të mesëm. Vizitoni një mjek sa më parë.

Dyll i lëngshëm

Nëse qëndrueshmëria e dylli tuaj ka ndryshuar kohët e fundit, ajo mund të tregojë fillimin e procesit të inflamacionit. Nëse është kështu, ia vlen të bëni një takim me një specialist.

Dyll i thatë

Shpjegimi më i lehtë për thatësi është mungesa e yndyrës brenda trupit tuaj. Përveç kësaj, arsyeja mund të jetë dermatit dhe sëmundje të tjera të lëkurës, të cilat mund ta bëjnë lëkurën tuaj të thatë.

Artikulli paraprakNjihuni me karrocat e mbuluara kundër ndotjes së ajrit
Artikulli i rradhës Ndoshta nuk e keni ditur, por larja e fytyrës në dush shkakton këto efekte

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.