Hormonet janë substanca që rregullojnë aktivitetin e qelizave dhe organeve specifike. Ekzistojnë shumë hormone, e një nga ato është edhe estrogjeni.
Estrogjeni është një hormon i prodhuar në vezore dhe zakonisht shoqërohet me sistemin riprodhues të femrave. Megjithatë, në sasi të vogla mund të jetë e pranishme edhe tek burrat shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
Estrogjeni është kryesisht përgjegjës në zhvillimin seksual tek vajzat ndërsa ato arrijnë pubertetin .Funksionet e estrogjenit përfshijnë:
-fillojnë ndryshimet në indet e gjirit gjatë adoleshencës dhe shtatzënisë;
-ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual;
-rregullon peshën trupore duke ndihmuan në kontrollimin e metabolizmit;
-luan rol në promovimin e aktivitetit kardiovaskular;
Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në uljen e niveleve të estrogjenit. Kjo pasi estrogjeni ndikon në një gamë të gjerë funksionesh trupore. Këta faktorë përfshijnë:
-ushqimi i tepruar;
-gjëndrat tiroide;
-mosfunksionimi i gjëndrrës së hipofizës;
-anoreksia ose bulimia (çrregullimet në të ngrënë)
-Sindroma Turner;
-perimenopauza;
-menopauza./GazetaShneta/