Shmangia e alkoolit ndihmon në lehtësimin e simptomave të menopauzës

2021-12-23 në ora 19:03

Menopauza është një pjesë e natyrshme e jetës, e cila shkakton një numër simptomash dhe ndryshimesh në trupin tuaj

Ankesat më të zakonshme nga gratë janë të tilla si djersitja gjatë natës, vapë e nxehtë, ndryshime në humor, vështirësi në gjumë dhe thatësi vaginale shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU

Fatmirësisht, ka shumë trajtime në dispozicion për t’ju ndihmuar në menaxhimin e simptomave të menopauzës dhe ato variojnë nga medikamentet e deri te ndryshimet e rutinave ditore, si:

-Aktivitetet fizike

Ushtrimet mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të menopauzës duke ndihmuar kështu në lehtësimin e stresit.Ushtrimet e rregullta janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të shmangur shtimin në peshë.Në anën tjetër, edhe joga ndikon në ruajtjen e fleksibilitetit.

-Dieta

Ndonjëherë ndryshimi i dietës tuaj mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të menopauzës.Ngrënia e një diete të shëndetshme, të pasur me ushqime të plota dhe me drithëra mund të dërgoj në humbje të peshës.

-Shmangni alkoolin

Disa gra në menopauzë preferojnë konsumimin e alkoolit.Konsumimi i dy deri në pesë pije në ditë gjatë menopauzës mund të dëmtojë shëndetin tuaj, sipas North American Menopause Society.Mes tjerash, konsumimi i tepërt ndërlidhet edhe me kushte të tilla, si:

Kanceri,

Problemet me zemrën,

Osteoporoza,

Sëmundja e mëlçisë./Gazeta Shneta/