Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria Themelore ka mbyllur rastin e vdekjes së dyshimtë të gjashtë pacientëve në Infektivë

Lajme 12/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas më shumë se një viti nga vdekja e gjashtë pacientëve që po trajtoheshin nga COVID-19, brenda një periudhe të shkurtër në Klinikën Infektive, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbyllur këtë rast

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali nga kjo prokurori dhe kanë bërë të ditur se pas raporteve të autopsisë, ka rezultuar se 6 rastet kanë qenë vdekje të natyrshme.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të hetimeve dhe trajtimit të rastit në fjalë, më 11.10.2021, e ka mbyllur këtë rast.

Nga raportet e autopsisë, gjashtë vdekjet e dyshimta kanë rezultuar se kanë qenë vdekje të natyrshme dhe të njëjtit kanë qenë të infektuar me COVID-19“, kanë thënë nga kjo Prokurori për Sinjalin.

Dyshimet e para për këtë ngjarje të rëndë ishin te mosfunksionimi i sistemit të oksigjenit të Infektivës. Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kishte nisur menjëherë hetimet.

Pas ngjarjes së rëndë të 5 korrikut 2020, opozita e atëhershme kishte kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj. Por, Ministria e Shëndetësisë, në një reagim, kishte kërkuar që të priten rezultatet e hetimit, të cilat edhe sot pas një viti ende nuk dihen.

Artikulli paraprakNjihuni me shtatë ushqime duhet t’i shmangni gjatë shtatzënisë, rekomandon mamia Razije Musa
Artikulli i rradhës Në Mjekimin Intensiv po trajtohen katër pacientë të sëmurë me Covid-19

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.