Njihuni me tre faktorët që ndikojnë në humbjen e flokëve gjatë shtatzënisë

2021-09-16 në ora 20:34

Nga përvojat e grave shtatzëna mund të keni dëgjuar se flokët gjatë shtatzënisë bëhen më të trasha dhe të shkëlqyeshme. Kjo vjen si rezultat i niveleve të larta të hormonit të estrogjenit, i cili ngadalëson rënien e flokëve.

Mirëpo, nënat e ardhshme, megjithatë, mund të përjetojnë rrallim të flokëve ose humbje të tyre, gjatë ose pas shtatzënisë shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Kjo gjendje, njëkohësisht është shqetësuese, por edhe normale, pasi shktakohet nga hormonet, stresi dhe kushtet tjera që shoqërojnë shtatzëninë.

Por, cilët janë shkaqet kryesore?

-Ndryshimet hormonale

Disa gra përjetojnë rrallim apo humbje të flokëve për shkak të stresit. Kjo gjendje quhet telogen effluvium dhe prek një numër të vogël të grave shtatzëna.

Tremujori i parë mund të sjell stres në trupin tuaj pasi ekuilibrimi i hormoneve ndryshon në mënyrë drastike për të mbështetur fetusin. Rrallimi i flokëve mund të vërehet pas dy deri në katër muaj.

-Problemet shëndetësore

Çrregullimet e tiroides, si hipertiroidizmi apo hipotiroidizmi, mund të jetë e vështirë të vërehet gjatë shtatzënisë.

Nga te dy kushtet, hipotiroidizmi është më i zakonshëm, duke prekur 2 ose 3 nga 100 gra shtatzëna.

-Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit ndodh kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të marr oksigjen në inde të ndryshme në trup. Mund të shkaktojë rrallim të flokëve së bashku me simptoma të tjera si, lodhje, rrahje të parregullta të zemrës, gulçim dhe dhimbje koke./Gazeta Shneta/