Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksinimi i fëmijëve nën moshën 12-vjeçare në Kinë duhet të merret parasysh, thonë ekspertët

Lajme 16/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kina duhet të filloj të merr parasysh procesin e vaksinimit kundër Covid te fëmijët nën moshën 12-vjeçare, bëjnë të ditur ekspertët nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Kinë.

Ky sugjerim nga CDC vjen pasi të dhënat treguan se mbi 70 për qind e popullsisë janë vaksinuar kundër Covid shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Vendi ka arritur të vaksinoj 1.01 miliardë të popullsisë apo rreth 72 për qind të popullsisë, kështu duke u radhitur ndër vendet më të vaksinuara kundër Covid në botë.

Por, Wang Huaqing, eksperti kryesor për programin e imunizimit të Kinës në CDC ka thënë se Kina duhet të qëndrojë vigjilent për të ndërtuar imunitetin e tufës, pasi varianti Delta target grup ka fëmijët.

“Sa më shumë njerëz vaksinohen, efekti i vaksinave mund të realizohet me të vërtetë”, tha ai gjatë një konference për shtyp.

“Fëmijët nën moshën 12-vjeçare, të cilët ende nuk janë vaksinuar, duhet të merren parasysh”.

Dy vaksinat kryesore të Kinës, të zhvilluara nga Sinovac dhe Sinopharm, janë miratuar për përdorim te fëmijët nga mosha tre-vjecare, mirëpo autoritetet ende nuk kanë planfikuar një program të përshtatëm për fëmijët nën moshën 12-vjeçare./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShqipëri, raportohen mbi 900 raste të infektimit me Covid në 24 orët e fundit
Artikulli i rradhës Njihuni me tre faktorët që ndikojnë në humbjen e flokëve gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

17/06/2026 Lajme

Përfundon numërimi i votave, ky është rezultati i partive politike

17/06/2026 Lajme

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën

17/06/2026 Lajme

Defekti lë pa rrymë dy salla operative në QKUK, anulohen operacionet e pacientëve

17/06/2026 Lajme

QKUK hap konkurs për një mjek specialist në Klinikën e Kardiologjisë

17/06/2026 Lajme

Pesë foshnje lindën në 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës, mbi 340 vizita mjekësore të realizuara

17/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.