Janë pesë elemente që e bëjnë një vend perfekt për të lindur e këto janë:
-Ngrohtësia
-Siguria
-Privatësia
-Qetësia
-Errësira
Trupi juaj mund të lirojë hormonin që ju nevojitet për të arritur progresin (oksitocin), dhe hormonet që do t’ju ndihmojnë gjatë lindjes(endorfine).
Nëse ndiheni të sigurt dhe të pashqetësuara, do të jeni në gjendje të përqëndroheni në lindjen e fëmijës suaj.
Pra, nëse planifikoni të lindni në shtëpi, në një qendër lindjeje ose në spitalmendoni se si do t’i kombinoni këto pesë elemente.
Kjo mund të përfshijë lëvizjen e mobiljeve ose zbutjen e dhomës me jastekë dhe batanije, transmeton Gazeta Shneta.
Ose mund të preferoni të mbështeteni mbi divan dhe të shtrëngoni në mes të kontraktimeve.
Në spital, ju mund të zgjidhni të kërkoni që çdo pajisje e panevojshme teknike të largohet nga aty.
Sigurohuni që shtrati është shtyrë në anën e dhomës për të zvogëluar mundësinë që ju të shtriheni në shpinë në të.
Cilado qoftë sezoni, ju doni të jeni të ngrohtë, megjithatë, është gjithmonë e nxehtë në spitale.
Oksitocina dhe procesi i lindjes punojnë më mirë nën të njëjtat kushte si kur bëni dashuri. Kjo është kur ndiheni të sigurta, të ngrohtë dhe të pashqetësuar./Gazeta Shneta/

