Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare ka bërë të ditur rangimin e ri të komunave në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100,000 banorë.
Nga ky njoftim është bërë e ditur se nga sot e deri më 8 janar, në zonën e kuqe do të jenë 6 komuna shkruan GazetaShneta.
Komunat që ndodhen në zonën e kuqe janë: Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Në zonën e verdhë: Mitrovicë e Jugut, Graçanicë, Obiliq, Podujevë, Junik dhe Gjilan.
Ndërkohë, zona e gjelbër përbënë 26 komuna: Kllokot, Lipjan, Gjakovë, Kamenicë, Ferizaj, Vushtrri, Pejë, Drenas, Skënderaj, Istog, Deçan, Shtërpcë, Klinë, Shtime, Novobërdë, Viti, Prizren, Suharekë, Kaçanik, Rahovec, Malishevë, Hani i Elezit, Dragash, Mamushë, Partesh dhe Ranillug./GazetaShneta/