Fundjava e parë e vitit 2021 pritet të jenë me mot të ndryshueshëm; diell, shi dhe borë në viset malore.
Sipas PrishtinaWeather, temperaturat minimale do të jenë nga -2C deri në 3C, kurse temperaturat maksimale nga 7C deri në 10C, transmeton GazetaShneta.
“2.01 – Në mëngjes ftohtë, përgjatë ultësirave me mjegull/mjegullinë. DItën kryesisht kthjellët dhe me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vransirat shtohen. Vonë gjatë natës priten reshje shiu, vende-vende edhe shi i akullt, e në vise malore borë.
3.01 – Të reshurat vazhdojnë herët në mëngjes. Ditën intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje me vransira. Nëpër ultësira mundësi për mjegull.”, thuhet në postim./GazetaShneta/