Norvegjia raporton vdekjen e 23 personave të moshuar nga vaksina anti covid, nisin hetimet

2021-01-16 në ora 15:42

Norvergjia ka raportuar vdekjen e 23 personave të moshuar, pasi morën vaksinën anti covid nga komapania Pfizer.

Përveç 23 personave të raportuar janë edhe disa të tjerë të cilët janë sëmurë shpejt nga vaksinimi, kështu duke alarmuar vendin për të nisur vetimet rreth kësaj ngjarje shkruan India Today, transmeton GazetaShneta.

Sipas një raportimi, mjekët kanë treguar se reagimet anësore janë parë në mesin e personave mbi moshën 80 vjeçare, me simptoma të zakonshme si ethe, diarre dhe nauze.

Në anën tjetër, Instituti i Shëndetit Publik në Norvegji ka thënë se të moshuarit mund të mos përfitojnë shumë nga vaksina.

Ndërkohë, kompania Pfizer ka zvogëluar përkohësisht numrin e furnizimit të vaksinës në Evropë pas shqetësimit të ngritur nga kjo ngjarje.

Deri më tani, më shumë se 30,000 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Norvegji./GazetaShneta/