Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Nuk doja të isha nëna e një vajze’

Jetë 15/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur isha shtatzanë e mendoja që bebi im do të ishte një djalë, jo vetëm se mjekja në vizitat e mëparshme më kishte thënë që duket si djalë por sepse edhe une vetë ashtu e ndieja…

Nuk e doja një fëmijë vajzë sepse duke e ditur se sa e vështirë është jeta e një vajze në vendin tonë! Një vend ku gjithmonë ka vend për paragjykime e thashetheme! Një vend që nuk të jep hapësirën e duhur që ti të jesh aty ku do, dhe të bësh atë që ti vërtet dëshiron! Përveç kësaj të gjitha ne, kemi frikë nga vajzat sepse nuk e dimë nëse bashkëshorti dhe familja e tij do ta pranonin këtë fakt…

Si do të ishte për mua nëse krejt papritur mjekja do më thoshte: TI JE NENA E NJE VAJZE!

Mua gjithmonë më ka pelqyer futbolli, makinat dhe asnjëherë kukullat! Ndoshta përveç gjithë të tjerave do ishte edhe më e lehtë të isha nëna e një djali.

Një bebe djalë do ishte shumë i lehtë… Ngjyra neutrale, pantallona dhe bluza, flokët e shkurtra dhe kaq! Ndërsa një vajzë do më kerkonte që unë të ngjaja me Elsën (Frozen) e përveç meje ajo vetë do të donte të ishte një Frozen. Vajzat janë më të komplikuara të pakten kështu më dukeshin deri në ato momente.

Ndoshta prej të gjitha këtyre më “tmerronte” ideja e të qënit nëna e një vajze…

Në vizitën e radhës mjekja thotë pikërisht këtë: Ju jeni nëna e një vajze!

Lotët rrëshqitën menjëhërë në fytyren time! Ndoshta e kisha dashur një vajzë por kisha pasur frikë, sepse thellë ndieja që ishin lot gezimi! Dhe menjëherë fillova të mendoja si do ishte të kisha një vajze…

Tani përveçse një vajzë unë kam motren që se kam pasur kurrë. Tani unë kam një shoqe të re, të vockël por që më do më shumë se e gjithë bota. Ajo është princesha ime. Tani unë nuk do të jem më kurrë vetëm!Shkojmë të dyja bashkë nëpër sallone bukurie, marrim akullore e ëmbëlsira nëpër ëmbëltoret e qytetit tonë. Tani kam një ëngjëll në krahët e mi e me të ndaj çdo gjë. Ajo është mikesha ime e re! Bota sikur po merr ngjyra… jo sepse vajzat janë pink me shumë xixa por sepse fillova ta kuptoja me të vërtet rëndësinë e të paturit një vajzë./pernenat.al

Artikulli paraprakVajza me emrin Pavarësia, nëna rrëfen lindjen më 17 Shkurt 2008
Artikulli i rradhës Ushtrimet për lehtësimin e lindjes vaginale

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.