Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Vjenës; nëna braktis foshnjën në tualetin e aeroportit për të mos humbur avionin.
Foshnja për fat të keq vdiq disa orë pasi u gjet nga punonjësit e aeroportit, të cilët e çuan në spital.
Mediat lokale raportojnë se nëna e la fëmijën që të mos humbiste fluturimin e saj për në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë e më pas edhe në Uashington DC.
Gruaja, e cila është studente me prejardhje nga Nigeria, është arrestuar dhe vënë në paraburgim, ndërsa zyrtarët kanë urdhëruar për kryerjen e autopsisë, për të zbuluar shkakun e vdekjes së foshnjës.
27-vjeçarja rezulton që të ketë paqëndrueshmëri psikologjike.


