Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nuk duhen 10,000 hapa: 7,000 në ditë mjaftojnë për përfitime të mëdha shëndetësore

Jetë 08/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë njerëz synojnë të ecin 10,000 hapa në ditë për përfitimet e supozuara shëndetësore, por një studim i ri i publikuar në “The Lancet Public Health”, sugjeron se rreth 7,000 hapa në ditë janë të mjaftueshëm për të ulur ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, demenca, kanceri, depresioni dhe vdekshmëria nga të gjitha shkaqet.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se edhe 4,000 hapa në ditë sjellin përfitime më të mëdha sesa një stil jete shumë pasiv me rreth 2,000 hapa në ditë, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Për vite me radhë, objektivi i 10,000 hapave në ditë është konsideruar standard për shëndetin. Pajisje dhe aplikacione si Fitbit, Garmin, Apple Watch, Google Fit dhe Apple Health kanë ndihmuar përdoruesit të monitorojnë aktivitetin e tyre ditor.

Studimi i ri, i udhëhequr nga profesorja Melody Ding nga Universiteti i Sidneit, analizoi të dhëna nga 35 studime me mbi 16,000 të rritur. Studiuesit shqyrtuan lidhjen mes numrit të hapave dhe tetë treguesve shëndetësorë, përfshirë vdekshmërinë, kancerin, sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, funksionin fizik, rëniet, shëndetin mendor dhe funksionin njohës.

“Megjithëse rekomandimet publike përqendrohen në 150–300 minuta aktivitet fizik në javë, shumë njerëz e matin aktivitetin me hapa, pasi është një mënyrë më e thjeshtë dhe më e kuptueshme,” tha Ding për MNT.

Ajo shtoi se objektivi prej 10,000 hapash në ditë nuk mbështetet në prova të forta shkencore. “Studimi ynë synoi të përcaktojë se sa hapa në ditë lidhen realisht me përfitime të rëndësishme për shëndetin,” theksoi ajo.

Sipas analizës, ecja me rreth 7,000 hapa në ditë lidhet me këto përfitime:

– 47% më pak rrezik për vdekshmëri nga të gjitha shkaqet;

– 6% më pak rrezik për kancer;

– 25% më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare;

– 38% më pak rrezik për demencë;

– 22% më pak rrezik për depresion;

– 28% më pak rrezik për rënie aksidentale;

– 14% më pak rrezik për diabet të tipit 2.

Rezultatet sugjerojnë se edhe rritje modeste e aktivitetit fizik mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për shëndetin, pa qenë e nevojshme arritja e objektivave të larta si 10,000 hapa në ditë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakProgrami rreth stilit të jetesës përmirëson funksionin njohës tek të moshuarit në rrezik për Alzheimer
Artikulli i rradhës Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.