Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nuk egziston lidhshmëri mes grupit të gjakut dhe ndjeshmërisë së infektimit me Covid-19, tregon studimi

Jetë 30/04/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimi i ri i botuar në Journal of the American Medical Association Network Open ka hedhur poshtë pretendimet se egziston lidhshmëri mes grupit të gjakut dhe ndjeshmërisë së infektimit me Covid-19.

Studimet e mëparshme nga Kina, Spanja, Italia, Danimarka kanë treguar se individët me grupin e gjakut A kishin më shumë gjasa të infektohen me Covid-19 shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Global coronavirus medical staff social background

Mirëpo, studimi i ri i botuar në Journal of the American Medical Association Network Open ka hedhur poshtë pretendimet se egziston lidhshmëri mes grupit të gjakut dhe ndjeshmërisë së infektimit me Covid-19.

Studiuesit në Intermountain Healthcare vëzhguan mbi 107 mijë pjesëmarrës që nga 3 marsi deri më 2 nëntor të vitit 2020.

Nga 107 mijë rezultate të testimit për Covid-19, 11 mijë prej tyre rezultuan pozitive, prej të cilëve 2 mijë persona u hospitalizuan, pasi gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua.

“Ne konfirmuam një rrezik më të lartë të pacientëve të gjinisë mashkullore, kryesisht të moshuar”, tha Jefrrey Anderson, autor i studimit.

Very Well Health

Megjithatë, së bashku me të gjitha pikat e trajtuara, studiuesit nuk gjetën asnjë korrelacion mes grupit të gjakut dhe ndjeshmërisë së infektimit me Covid-19.

Anderson tregoi disa nga pikat që e bënte studimit e tyre të dallonte nga ato hulumtimet e mëparshme.

“Sa më shumë të përpiqesh të kërkosh diçka në një grup më të vogël, aq më shumë ka të ngjarë ta gjesh atë”.

Sipas tij, studimet që kishin numrin e vogël të pjesëmarrësve ishin të predispozuar që të konkludonin rreth hipotezave të tyre, duke mos-kontrolluar moshën, prejardhjen apo mjedisin.

Në anën tjetër, Anderson tregoi për paragjykimet e botimit të studimit.Kjo pasi gjasat që shumë revista të refuzonin botimin e një studimi i cili nuk gjeti asnjë korrelacion mes grupit të gjakut A,B,O  dhe Covid-19, veçanërisht nëse nuk egzistonte ndonjë hulumtim i mëparshëm që mbështet gjetjet, ishte i lartë.

“Rezultatet tona duhet të zbatohen në një popullsi me racë të bardhë, kryesisht në Evropën Veriore.Mendoj se do të ishte mrekulli që ky studim të përsëritej në një rajon ku mbizotëron popullsia afrikano-amerikane për të parë nëse rezultatet ndryshojnë apo janë të njejta”, tha Anderson.

Së fundmi, Anderson theksoi se pavarësisht grupit të gjakut, është e rëndësishme që të respektohen masat mbrojtëse./GazetaShneta/

Artikulli paraprakRezultatet e fundit: 11 viktima dhe 202 raste pozitive me covid-19
Artikulli i rradhës Studim: Konsumimi i kërpudhave ul rrezikun e kancerit për 45 përqind

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.