Studimi i botuar në Advances in Nutrition ka treguar se ngrënia e kërpudhave zvogëlon rrezikun e kancerit për 45 përqind.
Deri më tani, studimet kanë konkluduar se konsumimi i perimeve ka lidhshmëri me uljen e rrezikut ndaj kancerit shkruan VeryWellHealth, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Së fundmi, studimi i botuar në Advances in Nutrition ka treguar se ngrënia e kërpudhave zvogëlon rrezikun e kancerit.
Pasi vlerësuan rezultatet e 17 studimeve përmes një meta-analize dhe rishikimi sistematik i mbi 19 mijë pjesëmarrësve, studiuesit zbuluan se konsumimi i kërpudhave shoqërohet me një rrezik më të ulët të kancerit.
Pjesëmarrësit që konsumuan 18 gram kërpudha çdo ditë kishin një rrezik prej 45 përqind më të ulët për të pasur kancer.
Lisa R.Young, dietologe, ka thënë për VeryËell, se rezultatet ishin të pritshme pasi “ka pasur kërkime dhe diskutime në lidhje me konsumimin e kërpudhave dhe uljes së rrezikut për të pasur kancerit”.

Benefitet nga kërpudhat
Kërpudhat janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë.Sipas Young, ato kanë përmbajtje të lartë të aminoacidit ergotioninë, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në luftimin e radikaleve të lira dhe në uljen e inflamacionit.
Mes tjerash, kërpudhat janë të pasura me:
Kalium: Është jashtëzakonisht i rëndësishëm për funksionin e zemrës, muskujve dhe nervave.
Selen: Kërpudhat janë gjithashtu një burim natyral i mineralit të selenit.
Vitamina B: Sipas dietologut Nichole Andreës, “kërpudhat janë të pasura me vitaminat B, riboflavin, niacin dhe acid pantotenik – një kombinim që ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të zemrës”.
Vitamina D: Hulumtimet kanë treguar se mungesa e vitaminës D ka lidhshmëri me disa kushte shëndetësore si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin.Ushqimet që përmbajnë vitaminën D janë të mëse të nevojshme në dietën tuaj./GazetaShneta/


