Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nuk ndalet ministri, pas Turqisë shkon në Norvegji për të takuar mjekët shqiptarë

Lajme 25/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kësaj radhe është takuar me mjekë dhe profesionistë shëndetësor shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Norvegji.

Sipas njoftimit në uebfaqe të ministrisë temë diskutimi gjatë këtij takimi ka qenë trajtimi i problemeve të ndryshme në shëndetësin në Kosovë.

“Shëndetësia e Kosovës ka nevojë për ide dhe projekte të mëdha dhe për këtë kontributi i gjithsecilit prej jush është jo vetëm i mirëseardhur, por edhe i domosdoshëm. Nuk është e thënë që secili prej jush të kthehet në Kosovë për të zhvilluar veprimtarinë tuaj profesionale atje, pasi jo të gjithë kanë mundësi që të bëjnë një gjë të tillë në këtë fazë, por gjithnjë ekziston mundësia që edhe nga këtu të kontribuoni në përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor”, ka thënë ministri gjatë takimit.

Në njoftimi gjithashtu thuhet se ministri ka shpalosur para të pranishmëve në detaje shtatë shtyllat kryesore të transformmimit të sistemit shëndetësor në nivel vendi “si dhe dhe projektet prioritare përmes të cilave do të bëhet i mundur ky transformim”.

Takimi i tyre është zhvilluar në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Oslo.

Specialisti i Kirurgjisë menagjon Ministrinë e Shëndetësisë që nga mesi i muajit nëntorit të vitit të kaluar dhe për me rreth gjashtë muaj ai ka vizituar dy herë Amerikën, një herë Shqipërinë si dhe një herë Turqinë.

Gazeta Shneta tash e disa javë është në pritje të përgjigjeve nga Ministria e Shëndetësisë nëse është nënshkruar ndonjë marrëveshje gjatë këtyre vizitave mirëpo ende nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/

Udhëtimet e ministrit që shëndetësia nuk ua pa hajrin asgjë, Latifit i bëhet thirrje ta lërë pozitën

Artikulli paraprakDy vëllezërit mjekë rikthejnë në jetë një grua të aksidentuar në Rugovë
Artikulli i rradhës Në javën e imunizimit, ministri Latifi kërkon nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19 – VIDEO

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.