Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Numri i operacioneve të kirurgëve në QKUK, dikush 99 e dikush vetëm nëntë

Lajme 27/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare kanë performancë të ndryshme gjatë këtij viti.

Gazeta Shneta ka siguruar qasje në dokumentet zyrtare të performancës së kirurgëve të Klinikës së Kirurgjisë për vitin 2022 nga janari deri në nëntor. Dikush ka kryer mbi 99 e mbi 100 operacione, e dikush vetëm nëntë sosh.

Sipas dokumentit të përpiluar nga drejtori i Klinikës Dr. Enver Fekaj, disa kirurgë kanë kryer shumë interevenime e disa të tjerë më pak. Madje me më së paku operacione është kirurgu Floren Kavaja me vetëm nëntë sosh.

Me vetëm një operacion më shumë sesa Kavaja, është Faton Hoxha me 10 intervenime. Shemsedin Hashani është i treti me më pak operacione, 14 sosh, ndërsa me nga 15 operacione janë Skender Zatriqi dhe Ilir Kafexholli.

Më së shumti operacione në vitin 2022 ka kryer kirurgu Arsim Çerkinaj. Në performancën e bërë nga Fekaj, Çerkinaj ka shifrën 114 sosh derisa vetëm dy operacione më pak i ka ish-drejtori i klinikës Ferat Sallahu.

I treti me më së shumti operacione është kirurgu Naser Plakolli me 99 intervenime. 91 operacione i ka Migjen Shaqiri dhe Fadil Beka me 88.

Më poshtë e gjeni dokumentin e plotë me emrat e kirurgëve dhe numrin e operacioneve të kryera.

Kjo është seria e parë e publikimit të performancës së kirurgëve të QKUK-së. Ditët në vijim do të publikohen edhe klinika të tjera. Dokumentet janë siguruar përmes ankesës në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, pasi drejtoria e SHSKUK-së nuk i kishte kthyer gazetës përgjigje në kërkesën për qasje në dokumente. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjekja familjare që vizitoi mbi 50 pacientë çdo ditë javën e kaluar në QMF 5 në Prishtinë
Artikulli i rradhës Fekaj i pakënaqur me numrin e operacioneve të kirurgëve: Është defekt menaxherial

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.