Një studim i fundit i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se mbi 1 miliard njerëz në të gjithë botën janë obezë, një shifër që po rritet me shpejtësi, veçanërisht tek fëmijët dhe adoleshentët.
Kjo tendencë ka pasoja serioze për shëndetin publik, duke përfshirë rritjen e sëmundjeve kronike si diabeti tip 2, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni, shkruan WHO, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se zakonet e ushqyerjes, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik janë disa nga faktorët kryesorë që kontribuojnë në këtë krizë. Shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme po përballen me sfida të dyfishta: mungesë informacioni për shëndetin dhe qasje të kufizuar në ushqime të shëndetshme.
OBSH thekson rëndësinë e programave edukativë në shkolla, ndërgjegjësimit publik dhe politikave për ushqime më të shëndetshme për të ngadalësuar këtë trend. Për më tepër, qeveritë duhet të investojnë në hapësira për aktivitet fizik dhe promovim të stilit të jetesës së shëndetshme, për të parandaluar komplikacione afatgjata shëndetësore.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse kjo rritje e obezitetit vazhdon, sistemi shëndetësor global mund të përballet me presion të madh financiar dhe shëndetësor në dekadat e ardhshme. Interventat e hershme dhe edukimi mund të jenë çelësi për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar shëndetin e popullatës. /Gazeta Shneta/


