Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shëndetësia në rrezik, mjekët shqiptarë emigrojnë në Gjermani

Jetë 25/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sektori i shëndetësisë në Shqipëri dhe në Ballkan po vihet në rrezik nga mungesa e stafeve dhe kryesisht mjekëve pasi një pjesë e madhe e tyre po emigron.

Një studim i fundit në Gjermani mbi emigrimin në vendet e Ballkanit Perëndimor evidentoi se afërsisht 30% stafit shëndetësor nga Shqipëria kishin emigruar në Gjermani deri në vitin 2023.

Midis viteve 2015 dhe 2024, punësimi i shtetasve të Ballkanit Perëndimor në sektorin e shëndetësisë në Gjermani u rrit mesatarisht me 27.2% në vit, ndërsa për Shqipërinë rritja është me 17% çdo vit.

Gjatë kësaj periudhe presionet i emigracionit mbi sektorin e kujdesit shëndetësor në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë rritur.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara tregojnë se popullsia mbi 75 vjeç e lart pritet të rritet ndjeshëm në rajon, ndërsa popullsia në moshë pune pritet të bjerë. Këto zhvillime do të rrisin kërkesën për kujdes shëndetësor në Ballkan dhe në Shqipëri.

Sakaq sistemet e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor po tregojnë shenja të tendosjes. Kjo u ilustrua gjatë pandemisë Covid -19 ku të gjitha vendet e Ballkanit regjistruan shkallë vdekshmërie mbi mesataren globale.

Një tjetër tregues i tendosjes sistemike të sistemeve shëndetësorë është numri i ulët i mjekëve në krahasim me vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (2024), Shqipëria ka më pak mjekë për frymë në Evropë. Në Maqedoninë e Veriut, numri i mjekëve për frymë madje ka rënë, pjesërisht për shkak të emigrimit të mjekëve jashtë vendit.

Studimi gjerman vë në dukje se emigrimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor përkeqëson drejtpërdrejt ngarkesën, pasi mungesat përkthehen në kohë më të gjata pritjeje, mungesë shërbimi në zonat rurale dhe ngarkesë më e madhe pune për mjeket e mbetur.

/ SYRI.net/

Artikulli paraprakObeziteti global: Mbi 1 miliard njerëz janë prekur, rritje e shpejtë tek fëmijët
Artikulli i rradhës IHMK-ja mohon njoftimin e Komunës së Prishtinës për erëra të forta

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.