Pacientët e rikuperuar nga COVID-19, mund të luftojnë me problemet mjekësore të zgjatura për muaj.
Sipas hulumtimit të fundit të Klinikës Cleveland, rreziku për këto komplikime afatgjata të COVID-19 mund të jetë më i lartë për personat që vuajnë nga obeziteti, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
“Pacientët që kishin obezitet të moderuar ose të rëndë kishin 30% më shumë rrezik për të zhvilluar këto pasoja kronike të sëmundjes,” tha autori kryesor i hulumtimit Dr. Ali Aminian, nga Klinika Cleveland.
Dr. Aminian së bashku me ekipin, studiuan një regjistër prej gati 3,000 personash që i mbijetuan COVID-19 dhe i ndoqën ata deri në janar të vitit 2021.
Rezultatet tregojnë se pasiqë faza fillestare e COVID-19 ishte rreth 30% më e lartë te njerëzit me obezitet të moderuar deri në të rëndë, pacientët pas rikuperimit mund të përballen me sindromën post- COVID.
Dr. Aminian tha se mënyra më e mirë për të shmangur COVID-in dhe problemet kronike që mund të pasojnë është vaksinimi.
“Ne e dimë se vaksinat janë jashtëzakonisht efektive në mbrojtjen e pacientëve me obezitet për të zvogëluar rrezikun e tyre të prekjes nga sëmundjet. Pra, duke ditur se këta pacientë janë në rrezik më të madh për zhvillimin e komplikimeve, mund të themi se vaksinat janë thelbësore për këta pacientë, kështu që ne duhet të inkurajojmë pacientët me obezitet të vaksinohen”, shpjegoi ai.
Hulumtimi i Dr. Aminian është duke vazhduar pasi ai kërkon të përcaktojë llojin e kujdesit të vazhdueshëm afatgjatë që kanë nevojë njerëzit me obezitet pas një infeksioni COVID-19.
Rezultatet e plota të studimit mund të gjendeni në Journal of Diabetes, Obesity and Metabolism. /Gazeta Shneta/