Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: 2 milionë vdekje të parandalueshme çdo vit nga sëmundjet kronike

Lajme 01/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundjet më vdekjeprurëse në Europë nuk shkaktohen nga viruset, por nga sëmundjet kronike që mund të shmangen me kujdes mjekësor dhe shëndet publik më të mirë, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Çdo vit, 1.8 milionë njerëz në rajonin europian të OBSH-së, që përfshin 53 vende në Europë dhe Azinë Qendrore, humbin jetën nga sëmundje jo infektive si kanceri, sëmundjet e zemrës, problemet kronike të frymëmarrjes dhe diabeti.

Edhe pse numri ka rënë që nga viti 2010, pandemia COVID-19 ka ndalur përparimin në uljen e këtyre vdekjeve të parandalueshme, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Rreth 60% e këtyre vdekjeve lidhen me faktorë rreziku si duhani, alkooli, presioni i lartë i gjakut, dieta jo e shëndetshme, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik. Për 40% të rasteve, shpëtimi varet nga qasja në kujdes shëndetësor të shpejtë dhe cilësor.

Hans Henri Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën, theksoi se këto sëmundje “janë jo vetëm të parandalueshme dhe të trajtueshme, por edhe shpesh të injoruara”.

Disa vende kanë arritur përparim, duke ulur vdekjet e parakohshme nga këto sëmundje me më shumë se 25%, si Belgjika, Danimarka, Suedia dhe Zvicra. OBSH fton vendet e tjera të ndjekin shembullin dhe të përforcojnë sistemet e tyre shëndetësore.

Raporti vjen para një konference të OKB-së në muajin shtator, ku do të diskutohet për përmirësimin e kujdesit parësor, shëndetin mendor dhe ndikimin e sektorit privat në shëndetin publik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë vajzë 12-vjeçare vdes në Francë nga helmimi ushqimor me E. coli
Artikulli i rradhës Nënat që ushqejnë me gji kanë rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës dhe tru

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.