Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSh-ja paralajmëron: Pijet me sheqer dhe alkooli po bëhen gjithnjë e më të lira, duke rrezikuar shëndetin global

Jetë 18/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin se pijet me sheqer dhe alkooli po bëhen gjithnjë e më të përballueshme në shumë vende të botës, kryesisht për shkak të taksave të ulëta ose mungesës së politikave fiskale parandaluese.

Sipas OBSH-së, kjo situatë po kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e sëmundjeve kronike si diabeti, obeziteti, sëmundjet e zemrës, kanceri dhe dëmtimet e mëlçisë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Në një raport, OBSh-ja thekson se çmimet reale të këtyre produkteve nuk kanë ndjekur rritjen e inflacionit apo të të ardhurave, duke i bërë ato më të aksesueshme sidomos për të rinjtë dhe grupet me të ardhura të ulëta.

Ekspertët vlerësojnë se konsumimi i lartë i pijeve me sheqer është një nga faktorët kryesorë të rritjes globale të diabetit të tipit 2, ndërsa alkooli lidhet me mbi 3 milionë vdekje çdo vit në mbarë botën.

Si përgjigje, OBSH ka prezantuar nismën “3 by 35”, e cila synon që deri në vitin 2035 vendet të rrisin taksat mbi pijet me sheqer, alkoolin dhe duhanin me të paktën 50 për qind.

Sipas vlerësimeve të organizatës, kjo masë mund të gjenerojë deri në 1 trilion dollarë të ardhura globale, të cilat mund të investohen në sistemet shëndetësore, parandalimin e sëmundjeve dhe mbulimin universal shëndetësor.

OBSH thekson se rritja e taksave nuk ka për qëllim vetëm mbledhjen e fondeve, por mbi të gjitha uljen e konsumit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Studimet tregojnë se rritja e çmimeve është një nga mjetet më efektive për të ulur përdorimin e produkteve të dëmshme, veçanërisht tek të rinjtë.

Organizata u bën thirrje qeverive që të veprojnë urgjentisht, duke e konsideruar këtë masë si një investim afatgjatë për shëndetin e popullsisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDieta që mbron trurin: Ushqimet që ndihmojnë në uljen e rënies kognitive
Artikulli i rradhës Mot sot i ftohtë dhe me ngrica

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.