Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH ka njoftuar rreth udhëzimeve të reja të vetë-testimit ndaj COVID-19

Lajme 09/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thotë se ka nxjerrë udhëzime që këshillojnë njerëzit se si të testojnë veten për koronavirusin, disa muaj pasi kritikët thanë se mungesa e rekomandimeve po ngadalësonte përpjekjet për të ndaluar pandeminë në vendet e varfëra.

Në një konferencë shtypi të mërkurën, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, njoftoi se agjencia ishte e shqetësuar se disa vende po reduktojnë në mënyrë dramatike testimin e tyre për COVID-19 pasi virusi duket se po tërhiqet në një pjesë të shteteve të zhvilluara, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Sipas shifrave të OBSH-së, rastet dhe vdekjet me COVID-19 kanë rënë ndjeshëm në javët e fundit.

“Vetë-testimi mbetet një mjet jetik në luftën tonë kundër COVID si pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse,” tha Tedros, duke shtuar se braktisja e testimit do të gjymtonte përpjekjet e zyrtarëve për të gjurmuar sëmundjen.

Disa aktivistë kanë kritikuar prej kohësh mungesën e udhëzimeve të OBSH-së, rreth vetë-testimit, si një pengesë kryesore për vendet e varfëra, duke vënë në dukje se donatorët nuk janë të gatshëm t’i blejnë ato në mungesë të ndonjë rekomandimi të OBSH-së.

Ndërsa njerëzit në shumë vende të pasura kanë pasur akses të lehtë në teste të shpejta për muaj të tërë, kompletet e vetë-testimit rrallë herë kanë qenë të disponueshme në vendet e varfëra, duke penguar përpjekjet për të ngadalësuar pandeminë.

Zyrtarë të shumtë shëndetësorë i janë lutur vazhdimisht OBSH-së që të lëshojnë këshilla vetë-testimi për këtë arsye.

Tedros, raportoi se rekomandimi i ri rreth vetë-testimin, do të ngjallë shpresë se do të adresonte pabarazinë në testim.

“Shpresojmë që udhëzimet tona të reja do të ndihmojnë gjithashtu në rritjen e aksesit në testim, i cili është shumë i shtrenjtë për shumë vende me të ardhura të ulëta, ku këto mjete mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zgjerimin e testimit,” tha ai. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakShkreta i kërkon ministrit Latifi të marr masa ndaj Bordit të SHSKUK-së: Ka bërë shkelje ligjore
Artikulli i rradhës Ndërlidhja e gjendjes së obezitetit me faktorët e imunitetit, studim i fundit sjellë detajet

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.