Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Nuk ka vaksinë të gatshme për virusin Bundibugyo, fokusi mbetet te masat parandaluese

Jetë 29/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se, pavarësisht identifikimit të disa trajtimeve dhe kandidat-vaksinave premtuese për virusin e rrallë Bundibugyo, asnjë prej tyre nuk është ende e gatshme për përdorim.

Sipas OBSH-së, virusi që po përhapet në Republikën Demokratike të Kongos dhe dyshohet se ka shkaktuar mbi 200 viktima, i përket një nënlloji më pak të zakonshëm të sëmundjes Ebola, çka e vështirëson reagimin për shkak të mungesës së trajtimeve dhe vaksinave specifike.

“Është serioze dhe duhet thënë qartë. Por duhet të dini gjithashtu se, ndonëse nuk ka trajtime specifike për Bundibugyo, ka shumë që mund të bëjmë për të parandaluar përhapjen dhe për të shpëtuar jetë,” ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Çfarë është virusi Bundibugyo?

Virusi Bundibugyo është një nga katër llojet e viruseve të familjes Ebola që shkaktojnë sëmundje te njerëzit. Ai u identifikua për herë të parë në vitin 2007 dhe konsiderohet një variant i rrallë i etheve hemorragjike Ebola.

Sipas OBSH-së, periudha e inkubacionit varion nga 2 deri në 21 ditë. Simptomat e para janë jo specifike dhe përfshijnë temperaturë të lartë, lodhje, dhimbje muskujsh, dhimbje koke dhe dhimbje fyti, gjë që e vështirëson zbulimin e hershëm të sëmundjes.

Në shpërthimet e mëparshme në Ugandë dhe në DRC, shkalla e vdekshmërisë ka qenë rreth 30–50%. Virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë me lëngjet trupore të personave të infektuar, si gjaku, djersa, jashtëqitjet apo të vjellat.

Trajtimet dhe vaksinat ende në fazë zhvillimi

Aktualisht nuk ka trajtime apo vaksina të miratuara specifikisht për këtë variant të Ebola-s. Megjithatë, OBSH ka identifikuar disa terapi dhe kandidatë premtues që mund të testohen në studime klinike, përfshirë trajtime me antitrupa dhe ilaçin antiviral remdesivir.

Po ashtu, janë në zhvillim disa vaksina eksperimentale, mes tyre vaksina me një dozë “rVSV Bundibugyo” dhe “ChAdOx1 Bundibugyo”, të cilat ende nuk janë gati për përdorim të menjëhershëm.

Fokusi aktual: masat klasike të kontrollit të epidemive

OBSH thekson se në këtë fazë prioritet mbetet ndalimi i përhapjes së virusit përmes masave të njohura të shëndetit publik, si:

  • mbikëqyrja epidemiologjike
  • testimi dhe diagnostikimi i shpejtë
  • gjurmimi i kontakteve
  • izolimi dhe trajtimi i të sëmurëve
  • masat e parandalimit të infeksioneve në spitale
  • varrimet e sigurta dhe të kontrolluara

Sipas ekspertëve, disa nga vaksinat kandidate mund të jenë gati për vlerësim klinik brenda disa muajsh, por ende kërkohen të dhëna shtesë shkencore për të konfirmuar efektivitetin e tyre.

Artikulli paraprakMSH shpall konkurs për tre pozita në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Dubravë
Artikulli i rradhës Franca hap rrugën për mbulimin e barnave të reja kundër obezitetit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.