Sa kohë në ekran është e përshtatshme për bebet më të vogla se 1 vjeç? Asnjë, sipas udhëzimeve të reja nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Prindërit duhet të kufizojnë kohën e fëmijëve që kalojnë duke shikuar televizor, në tableta, telefona të meçur apo paisje të tjera elektronike në një orë në ditë, rekomandojnë udhëzimet, transmeton Gazeta Shneta.
Kufizimi i numrit të orëve që fëmijët e vegjël qëndrojnë para ekraneve mund të çlirojë më shumë kohë për aktivitet fizik, ndërveprim njerëzot dhe gjumë – të gjitha të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm dhe parandalimin e mbipeshës së fëmijëve.
Fëmijët më të ri se 5 vjet nuk duhet të shikojnë në ekrane për më shumë se 1 orë në ditë. Kurse për fëmijët më të vogël se 2 vjet nuk rekomandohet fare koha e ekranit. /GazetaShneta/