Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH përditëson listën e barnave esenciale për të përfshirë GLP-1

Jetë 17/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar versionet e përditësuara të Listës së Barnave Esenciale (EML) dhe Listës së Barnave Esenciale për Fëmijë (EMLc), duke përfshirë trajtime të reja për disa lloje kanceri, si dhe për diabetin dhe gjendje të lidhura si obeziteti. Këto lista ndihmojnë vendet në sigurimin e barnave, programet e sigurimeve shëndetësore dhe furnizimin publik.

Komiteti ekspert i OBSH-së shqyrtoi 59 aplikime, duke shtuar 20 barna të reja në EML, 15 në EMLc dhe duke përcaktuar indikacione të reja për shtatë barna ekzistuese, shkruan Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Studimet treguan se agonistët e receptorëve GLP-1 janë të dobishëm për personat me diabet tip 2, veçanërisht ata me sëmundje të zemrës ose veshkave, pasi përmirësojnë kontrollin e glukozës, ulin rrezikun kardiak dhe renal, ndihmojnë në humbjen e peshës dhe reduktojnë mortalitetin e hershëm. Semaglutidi, dulaglutidi, liraglutidi dhe tirzepatidi tani janë pjesë e EML.

Për barnat kundër kancerit, komiteti rekomandoi qasje më të gjerë ndaj imuno-terapive si pembrolizumab, atezolizumab dhe cemiplimab, duke promovuar barazi në kujdesin onkologjik.

Strategjitë e rekomanduara përfshijnë optimizimin e dozave për të rritur aksesin dhe përballueshmërinë.

Deusdedit Mubangizi, drejtor i politikave dhe standardeve për barnat dhe produktet shëndetësore në OBSH, theksoi se një pjesë e madhe e shpenzimeve private për sëmundjet jongjitese shkon për barna, përfshirë ato esenciale, dhe se arritja e aksesit të drejtë kërkon vullnet politik, bashkëpunim multisektorial dhe programe të fokusuar te njerëzit, pa lënë askënd prapa. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShënohet Dita Botërore e Sigurisë së Pacientit
Artikulli i rradhës Dieta mesdhetare përmirëson shëndetin e mishrave të dhëmbëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.