Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH rreth origjinës së koronavirusit: Vonesat drejt zbulimit përkeqësojnë konditat biologjike

Lajme 29/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), paralajmëron se vonesat e mëtejshme në studimin mbi origjinën e koronavirusit e bën të vështirë kërkimin biologjik vendimtar. Më herët ata thanë se dritarja e mundësisë për zgjidhjen e misterit po “mbyllet shpejt”.

Por, duke shkruar në revistën prestigjoze Nature, ata gjithashtu duket se po përpiqen të riformulojnë gjetjen e tyre origjinale, ku më parë në të flitet se një rrjedhje laboratorike e virusit ishte “jashtëzakonisht e pamundur”, pasiqë ishin rënë dakord me zyrtarët kinezë, shkruan e përditshmja The Guardian përcjell Gazeta Shneta.

Vlen gjithashtu të përmendet se një nga bashkautorët e ekipit ishte Peter Daszak, i cili u shënjestrua kohëve të fundit me polemika pasi doli se kishte financuar pjesërisht hulumtimet rreth laboratorit në Wuhan dhe kishte ndihmuar në koordinimin e një studimit të revistës Lancet në fillimin e pandemisë, e cila hodhi poshtë teorinë e rrjedhjes se virusit nga laboratori si një komplot.

Këtu janë disa ekstrakte të pjesës tërheqëse të përmbajtjes së OBSH-së drejtuar revistave shkencore:

Mandati ynë ishte të kryenim një studim bashkëpunues me shkencëtarët kryesorë në Kinë për të rishikuar të dhënat që ata kishin gjeneruar në bazë të pyetjeve fillestare nga OBSH. Ne e rafinuam listën e përgjithshme të pyetjeve të përshkruara në një plan pune të detajuar në raportin e misionit.

Mundësia e një origjine laboratorike në popullatën njerëzore lokale – ajo që është quajtur si hipoteza e rrjedhjes së virusit nga laboratori nuk ishte pjesë e termave origjinal të referencës së OBSH-së për ekipin … Mirëpo më vonë, ne gjetëm se hipoteza e origjinës laboratorike ishte shumë e rëndësishme për t’u injoruar, kështu që e sollën atë në diskutimet me homologët tanë kinezë.

Kishim kohë të kufizuar në terren në Wuhan dhe një mandat të kufizuar. Kështu që ne i dhamë përparësi të kuptuarit të rolit të laboratorëve në ditët e para të epidemisë, procedurat e përgjithshme të biosigurisë laboratorike dhe sëmundjet e mundshme të stafit ose mungesat për shkak të sëmundjeve të frymëmarrjes në fund të vitit 2019. Ne biseduam me udhëheqësit dhe stafin në tre laboratorët Wuhan: Instituti i Virologjisë, Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Wuhan, dhe CDC krahinore Hubei. Ne rishikuam punën e botuar nga këto laboratore për të vlerësuar historinë e tyre shkencore të punës me koronaviruset në lidhje me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (SARS).

Ekipi kinez ishte dhe ende ngurron të ndajë të dhëna të papërpunuara (për shembull, në 174 raste të identifikuara në dhjetor 2019), duke cituar shqetësimet mbi konfidencialitetin e pacientëve. Qasja në të dhënat për këto raste nuk ishte specifikuar në mandat, megjithëse OBSH e kishte kërkuar atë gjatë hetimit, dhe e ka bërë qysh atëherë.

Siç përcaktohet në termat tanë të referencës, ky studim fillestar nuk pritej të jepte përgjigje përfundimtare për origjinën e SARS-CoV-2. Përkundrazi, faza 1 ishte menduar gjithmonë për të formuar bazën e një procesi më të gjatë të kërkimit shkencor që mund të zgjasë me muaj ose vite. Prandaj, raporti parashtroi rekomandime për studimet e fazës 2 që do të ndiqnin provat dhe do të gjurmonin më tej përgjatë rrugëve më të mundshme. Si një raport studimi i përbashkët ‘OBSH-Kinë’, këto rekomandime u pajtuan nga anëtarët e ekipit ndërkombëtar dhe atij kinez. Raporti gjithashtu deklaroi se ky vlerësim mund të rishikohet nëse bëhen të disponueshme prova të reja.

Kritikët tanë kanë sugjeruar gjithashtu që raporti të hedhë poshtë mundësinë e një rrjedhje laboratorike. Në raportin tonë, ne deklarojmë se nëse provat që mbështesin ndonjë nga hipotezat bëhen të njohura pas publikimit, studimet e fazës 2 duhet ta shqyrtojnë me kujdes këtë. Për shembull, ne përshkruam se kishte dëshmi të pranisë së kafshëve të gjalla në treg në fund të dhjetorit 2019, por që të dhënat e paraqitura në ekip nuk treguan prova përfundimtare të gjitarëve të gjallë. Kjo dëshmi doli në dritë pas publikimit (siç e diskutojmë më në detaje më vonë në këtë artikull).

Në mënyrë thelbësore, dritarja po mbyllet me shpejtësi mbi realizueshmërinë biologjike të kryerjes së gjurmës kritike të njerëzve dhe kafshëve brenda dhe jashtë Kinës. Antitrupat e SARS-CoV-2 veniten, kështu që mbledhja e mostrave të mëtejshme dhe testimi i njerëzve që mund të kenë qenë të ekspozuar para dhjetorit 2019 do të sjellë kthime në rënie. Fermat e kafshëve të egra kineze punësojnë miliona njerëz (14 milion, sipas një regjistrimi të vitit 2016). Në përgjigje të pandemisë SARS-CoV-2, shumë prej këtyre fermave tani janë mbyllur dhe kafshët janë vrarë, duke e bërë çdo dëshmi të përhapjes së hershme të koronavirusit gjithnjë e më të vështirë për tu gjetur.

Prandaj, ne i bëjmë thirrje komunitetit shkencor dhe drejtuesve të vendeve që të bashkojnë forcat për të përshpejtuar studimet e fazës 2 të detajuara këtu, ndërsa ka ende kohë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSuplementet që mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave të menopauzës
Artikulli i rradhës Raportohen 36 viktima dhe 1,630 raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.