Në raportin e fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, janë raportuar 36 viktima nga Covid.
Brenda 24 orëve të fundit, nga 11,017 testime të kryera janë konfirmuar 1,630 raste pozitive me Covid shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 816 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 26,575.
Së fundmi, MSh-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 11,458 doza të vaksinës, kurse 269,312 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/




