Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar shtetet për rritje të numrave me Covid-19 në tre muajt e parë të këtij viti.
Maria Van Kerkhove, udhëheqëse teknike e OBSH-së për çështjen e koronavirusit, ka thënë se 2021 do të jetë vit i vështirë dhe duhet të mbahet kursi i vitit të kaluar, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
“Mendoj se do të jetë një vit i vështirë përpara dhe ne duhet të kemi durimin dhe të vazhdojmë kursin”, ka thënë ajo.
Kerkhove ka deklaruar se për shkak të festave dhe lëvizjeve të njerëzve, tre muajt e parë të vitit 2021 do të jenë mjaft të vështirë në termat e rritjes së transmetimit të virusit, hostpitalizimit dhe numrit të viktimave.
Kerkhove ka thënë se vaksinat nuk do të jenë zgjidhje e shpejt. Ajo ka theksuar se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska, të praktikojnë distancës sociale dhe të shmangin turmat gjatë vitit. /Gazeta Shneta/