Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 1,050 testime të kryera janë konfirmuar 169 raste pozitive me covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë shtatë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 52.134 raste nga 188.138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.351 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 313 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 42,948.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 81 raste, Vushtrri 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 6 raste, Prizren 5 raste, Gjakovë 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Partesh 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 7,835 raste aktive./GazetaShneta/