Oda e Mjekëve të Kosovës me një ceremoni e ka hapur Kongresin e shtatë të Mjekësisë me temën “Emergjenca, Kujdesi Intensiv dhe Anestezionit në Kriza Mjekësore: Sfidat e së Ardhmes”.
Rrezart Halili nënkryetar i OMK-së ka folur në emrin e kryetarit Pleurat Sejdiu. Ky i fundit për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të marr pjesë në ceremoninë hapëse të Kongresit, shkruan Gazeta Shneta.
Halili ka thënë se kjo ngjarje shkencore do t’i bëj bashkë ekspertë vendor dhe ndërkombëtar.
“Ky aktivitet shkencor do të sjellë në Prishtinë ekspertë të njohur vendor e ndërkombëtar. Kongresi i sivjetëm e ngre standardin edhe më lartë, i cili do të mbulojë fushat që mundësojnë shpëtimin e jetës”, ka thënë Halili.
Halili ka bërë të ditur se organizata Lux Dev e ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit për odat e profesionistëve shëndetësor dhe sipas tij punimet pritet të fillojnë javën tjetër.
Në ceremoninë hapëse të kongresit kanë folur edhe kryetari i Këshillit Shkencor Prof. Fatos Sada, Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Mjekësisë Intensive Dr. Filadelfo Conglione, dhe krejt në fund Donat Hasani nga sponsori i artë i Kongresit kompania e barnave “Sëiss Parenterals”.
Kjo kompani e barnave është një nga prodhuesit më të mëdhenj të barnave në botë, si dhe ka mijëra përfaqësues në vendet më të zhvilluara.
“Sëiss” përfaqësohet nga kompania “Dreni Pharm” në Kosovë e cila vetëm këtë vit ka dhënë donacione të produkteve mjekësore në vlerë rreth 100 mijë euro.
Dr. Faik Hoti, kryeredaktor i Revistës Shkencore “Mjeku” ka thënë se ky kongres përveç pjesës shkencore tregon edhe përkushtimin për dije.
“Revista Mjeku ka karakter profesional, shkencor, edukues dhe informues. Revista deri më tani ka publikuar pesë vëllime”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se revista “Mjeku” tanimë është shndërruar në hapësirë të përbashkët të brezave duke nxirut kërkimin shkencor dhe duke kontribuar në ngritjen profesionale të kolegëve. /Gazeta Shneta/



