Oda e Mjekëve të Kosovës shpall konkurs për përkrahje financiare të punimeve shkencore.
Bazuar në dispozitat e Rregullores për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional në lidhje me përkrahjen e zhvillimit të kapaciteteve njerëzore shkencore të vendit dhe me qëllim të promovimit të shkencës kosovare, Oda e Mjekëve u bënë thirrje mjekëve kosovar të marrin pjesë për përfitimin e granteve shkencore shkruan GazetaShneta.
“Oda e Mjekëve të Kosovës i bënë thirrje mjekëve kosovar të konkurrojnë për përfitimin e granteve shkencore për punimet e publikuar përgjatë vitit 2020. Dhjetë (10) punimet e përzgjedhura sipas kritereve të poshtëshënuara do të përfitojnë shumën në vlerë prej 1.000 € (euro).”
“Nëse në fund të listës së kandidatëve të përzgjedhur rezulton më tepër se një kandidat me pikë të njejta, atëherë shuma e dedikuar ndahet në përpjestim të barabartë me numrin e kandidatëve.”, thuhet në njoftim.
Në konkurim, një kandidat ka të drejtë të aplikojë me vetëm një punim.
Afati për konkurim është i hapur nga data: 07 dhjetor 2020 deri 14 dhjetor 2020 në ora 16:00.
Më poshtë, gjeni formularin për aplikim./GazetaShneta/