Oda e Mjekëve të Kosovës ka marr vendim që të ndihmojë familjet e mjekëve që ndërruan jetë nga Covid-19.
OMK ka njoftuar se Këshilli Drejtues ka marr vendim që të dhurohen nga 1 mijë euro për secilën familje të mjekëve që kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.
Këto mjete financiare do të sigurohen nga buxheti i OMK-së dhe shpenzimet e tilla do të trajtohen si mjete financiare me prioritet.
Deri më tani në Kosovë kanë ndërruar jetë pesë mjekë të infektuar me Covid-19: Dr. Fadil Zuka, Dr. Ali Tolaj, Dr. Sylejman Rexhepi, Dr. Lulzim Kolgjeraj dhe Dr. Kujtim Zarari.
Më poshtë mund ta lexoni vendimin e plotë të OMK-së. /Gazeta Shneta/