Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oda e Mjekëve për konkursin e MPB-së për inspektorë: Degradim i sistemit shëndetësor

Lajme 19/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fakti se Inspektorët e ardhshëm të shëndetësisë mund të kenë më pak shkollim sesa ata që do të inspektohen, konsiderohet një degradim dhe fyerje për subjektin që do të inspektohet.

Ky kriter i çuditshëm që u vendos për herë të parë në një konkurs të 18 majit, që e ka hapur Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë, për nevojat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është ripërsëritur edhe në atë të 1 gushtit, ku kërkon inspektorë të shëndetësisë, raporton Kiks Kosova.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, e ka vlerësuar këtë konkurs si dis-harmonik mes shpalljes së konkursit dhe ligjeve në fuqi për inspektorët shëndetësorë.

Madje, sipas tij, ky është një degradim i radhës që po i bëhet sistemit shëndetësor në Kosovë.

Sipas Sejdiut, Oda nuk ka ditur gjë për këtë, të cilën e ka cilësuar lëshim e madje ai ka thënë se askush nuk është konsultuar me ta.

Edhe Fejsal Mehmeti, që është kryetar i Këshillit Etik, organ ky i shkallës së parë, i cili fillon procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë së mjekëve që bien ndesh me kodin e etikës, e ka vlerësuar të pakuptimtë inspektimin e kolegëve të tij, me inspektorë, të cilët janë më pak të shkolluar se ata.

Ndonëse për këtë pozitë, sipas konkursit, kërkohen 25 inspektorë, sipas specialistit të mjekësisë familjare, Fejsal Mehmeti, interesimi për pozita të tilla gjithmonë mungon.

 

 

Artikulli paraprakVaksinat inverse në botën e sëmundjeve autoimune kanë filluar të zë vend në hulumtimet klinike
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.