Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oda e Mjekëve shpërbleu me mirënjohje mjekët e pensionuar dhe klinikat që punuan me Covid

Lajme 04/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Mjekëve të Kosovës ka ndarë mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19.

Kryetari i Odës Mjekësve të Kosovës, Pleurat Sejdiu tha se nuk kanë mundur të ndajnë askënd andaj kanë vendosur që mirënjohje tu japin përfaqësueseve të klinikave.

Mirënjohjet janë ndarë për punëtorët e Klinikës Infektive, Klinikës se Anestezionit, Forcës se Sigurisë së Kosovës.

“Ka qenë e vështirë që të gjinden se cilit kane qenë më të dallueshmit. Kemi qenë një zëri që dekoratat i takojnë ekipeve tona që kanë dhënë punë e djersë. Është marrë vendimi që këto dekorata për luftën e pandërprerë të iu jepen punëtorëve të klinikave gjegjëse. Ne nuk kemi mund me nda askënd me nda dekorata individuale. Sot kemi ftuar dy tri gjenerata e fundit që na kanë dhënë këmbë e që kanë dalë në pension. Ata janë më meritorët që ti nderojmë çdo vit e çdo gjeneratë”, tha Sejdiu.

Ai tha se mirënjohëse për punëtorët shëndetësor që kanë dalë në pension do të ndahen në tërë Kosovën. Doktoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazi, tha se ka bërë punë ekipore dhe do të vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve .Ajo tha përballja me pandeminë ka qenë e vështirë dhe sfiduese për personelin.

“Flas në emër të gjithë klinikës ku falë një pune ekipore kemi arritur të jemi në shërbim të qytetarëve dhe s’kemi hezituar tu dalim në ndihmë çdo qytetari. Ka qenë punë jashtëzakonisht e vështirë e sfidë për personelin e klinikës. Kemi qenë në shërbim të qytetarëve 24 orë. Kjo punë po vlerësohet nga Oda e Mjekëve. Ne do të vazhdojmë punën  dhe nuk do të kursemi për asnjë qytetar. Kjo është një përkrahje morale për punën e bërë. Shpresoj që puna e klinikës do të vazhdojë më hapat e njëjtë pa u lodhur asnjë moment”.

Mjeku i dalë në pension Adem Nura, doktoresha Mirsada Behluli, Njazi Gashi, Ramadan Kreziu e Rexhep Manaj ishin që morën dekoratë. /ekonomiaonline

Artikulli paraprakElita Rudi dhe Gjiko sërish prindër, foto pas lindjes dhe emri i vajzës
Artikulli i rradhës Gjidhënia mund të ndryshojë disponimin e nënave pas lindjes, tregon studimi i fundit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.