Gjidhënia mund të ndryshojë disponimin e nënave pas lindjes, tregon studimi i fundit

2021-03-04 në ora 18:09

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), depresioni pas lindjes mund të ndikojë negativisht në gjidhënie.

Mirëpo, një studim i fundit i publikuar në Universitetin e Atlantikut në Florida, zbuloi se gjidhënia mund të ketë një efekt pozitiv në ndryshimin e gjendjes emocionale, shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Egziston faktori i oksitocinës, i ashtuquajturi “hormoni i dashurisë” dhe një nga hormonet kryesore të prodhuara në trupat e nënave gjatë gjidhënies.

“Pra, ka kuptim gjithashtu që nënat gjidhënëse do të kishin më pak simptoma depresive ndërsa ushqejnë me gji foshnjen e tyre për shkak të rritjes së oksitocinës që ata përjetojnë”, tha Jessica Madden, pediatër dhe neonatologe.

Ndërkohë që, termi “pas lindjes” zakonisht përdoret për të mbuluar 4-6 javët e para pas lindjes, ekspertët besojnë se depresioni pas lindjes mund të zgjasë deri në një vit pas lindjes./GazetaShneta/