Odat e Profesionistëve Shëndetësorë e kanë shpallur datën 16 Shkurt si Ditë Përkujtimore për profesionistët shëndetësor.
Sot gjatë ditës do të bëhet edhe inaugurimi i obeliskut kushtuar sakrificës së punëtorëve shëndetësor ndër vite, shkruan Gazeta Shneta.
Lexoni njoftimin e plotë:
SHPALLET DITA PËRKUJTIMORE E PROFESIONISTËVE SHËNDETËSOR
Odat e Profesionistëve Shëndetësor në mbështetje të nenit 10, paragrafin 1 me nënparagrafin 1.18 të Ligjit nr. 04L/150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, të përfaqësuar nga kryetarët e OPSH-ëve sot nxjerrin vendimin:
Data 16 shkurt shpallet si dita Përkujtimore e profesionistëve shëndetësor në Republikën e Kosovës.
OPSH-të këtë datë të çdo viti kalendarik, do ta shënojnë përmes aktiviteteve të ndryshme shkencore dhe profesionale.