Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës është bërë me drejtor të ri.
Para katër ditësh ka përfunduar rekrutimi i kandidatëve për drejtor në konkursin për drejtor të QKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë konkurs ka dal i pari me pikë maksimale Kastriot Meqa. Në testin me shkrim ai ka fituar 34.5 pikë, ndërsa në intervistën me gojë 46.4 sosh. Bashkë me 10 pikët e CV-së Meqa është vlerësuar me 90.9 pikë gjithsej nga komisioni vlerësues.
Meqa është specialist i Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale si dhe mban titullin Doktor Shkence.
Në këtë konkurs kandidatë kanë qenë edhe Zana Sllamniku-Dalipi si dhe Blerim Mehmeti. Të dy kanë munguar në intervistën me gojë, ndërsa në testin me shkrim Sllamniku-Dalipi ka dal e dytë me 23 pikë derisa Mehmeti ka fituar 18 sosh. /Gazeta Shneta/