Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës dhe nënkryetari Rrezart Halili kanë pritur sot në zyret e odës mjekë të fushave të ndryshme.
Sipas njoftimit të Odës, qëllimi i këtij takimi është falënderimi i mjekëve dhënë për Klinikën e Pediatrisë.
“Të pranishëm ishin Prof. Asoc. Dr. Ramush Bejiqi, specialist i Pediatrisë, Prof. Dr. Mazllum Belegu, Specialist i Transfuziologjisë ndërsa Mirënjohjet u pranuan nga Dr. Harm Velvis, Pediatër i Kardiologjisë, MD, PhD, Dr. Francesco Santoro, Konsulent në Elektrofiziologji, Dr. Geib Oëens, Pediatër- Kardiolog Dr. Andrea Dato, drejtor mjekësor në repartin UOC Anestezia dhe Reanimimi Neonatal Pediatrik, Dr. Jessica Asencio, Pediatër dhe Rob Reilman, shef ekzekutiv i projektit për participim Rotary Clubs and Districts”, thuhet në njoftim.
Kryetari i Odës ka falënderuar mjekët për angazhimin e palodhshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke ju uruar suksese në punë. /Gazeta Shneta/