Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ndaj Hetem Ramadanit, i cili në një emision në televizion deklaroi se mjekët janë vrasës.
“OMK me shqetësim të madh është vënë në dijeni për deklarimet e Hetem Ramadanit në emisionin Rubikon në Klan Kosova, lidhur me temën e vaksinimit, në të cilën ai deklaron se “Mjekët janë ndër vrasësit më të mëdhenj në botë për shkak të gabimeve, për shkak të mosdijes, për shkak të interesave që janë agjent të farmacisë”, thuhet në reagimin e OMK-së.
“OMK deklarimet e tilla për vrasje i konsideron se janë akuza të rënda ndaj mjekëve si profesionistë shëndetësorë, e që kanë për qëllim stigmatizimin dhe shenjëstrimin e figurës së mjekut në shoqëri”, thuhet tutje në reagim.
Lexoni reagimin e plotë: