Për herë të parë në Shërbimin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë të QKUK, u realizua mjekimi me teknikën e rrezatimit IMRT/VMAT te një pacient me Tumor të Kokës.
Sipas të dhënavë nga ShSKUK, thuhet se shume shpejt do të fillojë edhe mjekimi me teknikat Radioterapi Stereotaktike, shkruan Gazeta Shneta.
“Me instalimin e aparatit të ri, do të nisë, po ashtu, mjekimi me Radiokirurgi (SBRT), me çrast pacientët për trajtim me rreze do të trajtohen në mënyrë shumë të sofistikuar, pa pasur nevojë për mjekim jashtë vendit, duke ruajtur paratë e tyre dhe buxhetin e shtetit”, thuhet në njoftim të ShSKUK.
Bashkë me Shërbimin e Brahiterapisë në funksion, Klinika e Onkologjisë do ta ngrisë në nivel të lartë trajtimin me rrezatim të pacientëve onkologjikë./Gazeta Shneta/