Mjekët e kishin konsideruar si rast tejet të komplikuar por rezultati në fund qe i mahnitshëm.
Rasti kishte të bente me një çift binjakesh me sindromin ku njëra nga fetuset shfrytëzon më shumë sasi të gjakut dhe materie ushqyese se tjetri.
Dhe Matilda dhe Felicity Harvey vuanin nga po ky sindrom. Prindërit e tyre e morën vesh për këtë sindromë kur nëna ishte në javën e 16 kur doktorët i thanë që është shumë e vështirë që vajzat të mbijetonin.
Njëra nga vajzat vuajti nga një goditje në tru dhe nje komplikacion i sindromës për shkak të sasisë së ulët të gjakut. Të këshilluar nga doktorët prindërit vendosën të vazhdojnë me ndërhyrjen e cila do të mund t’i shpëtonte ato.
Tani vajzat janë të shëndetshme dhe doktorët janë shumë të kënaqur me arritjen e tyre edhe pse në fillim kishin dyshime se ato do të mund të mbijetonin.
“Kur doktorët na thanë se nëse vajzat nuk do t’i nënshtrohen operacionit kanë 95% shans të vdesin, kurse nëse i nënshtrohen ndërhyrjes ato kanë 30% shans të mos mbijetonin, ne menjëherë vendosëm për operacionin”, tha nëna e binjakeve, transmeton Gazeta Express.
Sindroma e dy binjakeve ndodhe në 15% të rasteve të binjakëvë identik të cilët zhvillohen nga një placentë e vetme. Kjo gjendje shkakton që venat e gjakut të zhvillohen në mënyrë jo normale dhe të mos bëhet shpërndarja e duhur e sasisë së gjakut nëpër të dy foshnjat. Zakonisht njëri binjak zhvillohet shumë gjë që mund të qojë në shtypje të lartë të gjakut dhe sulm në zemër, ndërsa binjaku tjetër mund të vuajë nga dehidrimi dhe nuk zhvillohet mirë.
“Edhe pse ishte një situatë që nuk na dha shpresë, gjithsesi ne jemi shumë të lumtur që vajzat tani janë mirë dhe janë duke bërë një progres të dukshëm në zhvillimin e tyre” u shpreh nëna e binjakeve.